HomeAktualeFSK-ja teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

FSK-ja teston gatishmërinë fizike dhe luftarake në garën “Forca 2026”

spot_img

Komanda e Logjistikës në bashkëpunim me dy regjimentet e saj, realizoi garën ekipore “Forca 2026”, në kuadër të Planit Vjetor të Aktiviteteve për vitin 2026.

Gara u zhvillua në katër disiplina të ndryshme, me pjesëmarrjen e shtatë ekipeve nga Komanda e Logjistikës dhe njësitë e saj vartëse.

Qëllimi i kësaj gare ishte testimi i përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë luftarake ndërmjet pjesëtarëve të njësive.

Gjatë zhvillimit të garës, pjesëmarrësit demonstruan nivel të lartë profesionalizmi, disipline, përkushtimi dhe gatishmërie fizike, duke dëshmuar rëndësinë e stërvitjes së vazhdueshme dhe të punës ekipore në përmbushjen e detyrave ushtarake.

Aktiviteti u përmbyll me shpalljen e ekipeve më të suksesshme dhe ndarjen e mirënjohjeve për pjesëmarrësit, duke reflektuar frymën e garës së ndershme, profesionalizmit dhe bashkëpunimit.

Lajmet e Fundit

Mbappe: Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në botë

Kapiteni i Francës, Kylian Mbappe, ka deklaruar se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten...

40 raste me fruth në Kosovë, IKShPK bën thirrje për vaksinim të fëmijëve

Kosovës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës...

Afër 3 mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit

Afër tre mijë tonë mbetje janë larguar nga deponitë ilegale në pesë rajone të...

Thibaut Courtois zbulon planet e së ardhmes

​Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka konfirmuar planet e tij për të...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...