HomeAktualeDy zyrtarë policorë gjermanë përfundojnë praktikën në Kosovë

Dy zyrtarë policorë gjermanë përfundojnë praktikën në Kosovë

spot_img

Policia e Kosovës ka përmbyllur me sukses të lartë programin dyjavor të shkëmbimit të përvojave dhe praktikës profesionale, në kuadër të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm me Universitetin Policor të Brandenburg-ut nga Gjermania.

Nga data 8 deri më 19 qershor 2026, institucioni ynë priti dy zyrtarë policorë nga ky universitet gjerman, duke shënuar një hap shumë të rëndësishëm në konsolidimin e marrëdhënieve akademike dhe trajnuese profesionale ndërmjet dy vendeve.

Ky program shërbeu si një platformë e shkëlqyeshme promovuese për të shfaqur kapacitetet tona të larta institucionale dhe standardet moderne evropiane që Policia e Kosovës reflekton në rrafshin ndërkombëtar.

Gjatë kësaj periudhe, zyrtarët policorë gjermanë realizuan vizita të rëndësishme dhe bashkëbisedime të nivelit të lartë profesional në Departamentin e Njësive Speciale, Departamentin e Hetimeve, Departamentin e Kufirit, Departamentin e Rendit Publik dhe Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ku analizuan nga afër metodologjitë bashkëkohore të policimit operativ dhe strategjik.

Agjenda zyrtare përfshiu gjithashtu një vizitë të veçantë në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, si një konfirmim i mbështetjes së ndërsjellë diplomatike dhe bashkëpunimit të palëkundur bilateral në fushën e sigurisë.

Zyrtarët policorë nga Gjermania patën rastin të shohin dhe të vizitojnë edhe vende të kulturës dhe historisë sonë të lavdishme.

Ky proces i rëndësishëm i shkëmbimit akademik dhe taktik u menaxhua me profesionalizëm të lartë nga mentorët e Departamentit të Burimeve Njerëzore/Divizionit të Trajnimeve, duke gëzuar përkrahjen e plotë të autoritetit të drejtorit të Përgjithshëm dhe menaxhmentit të lartë të Policisë së Kosovës.

Përmes këtij suksesi, Policia e Kosovës rikonfirmon përkushtimin e saj të vazhdueshëm për të ardhmen që të thellojë këtë partneritet strategjik me palën gjermane, duke synuar projekte të reja të përbashkëta akademike, shkëmbim të mëtutjeshëm të ekspertizës dhe avancim të vazhdueshëm të standardeve profesionale policore.

Lajmet e Fundit

Afër 3 mijë tonë mbetje largohen nga deponitë ilegale në pesë rajone të vendit

Afër tre mijë tonë mbetje janë larguar nga deponitë ilegale në pesë rajone të...

Thibaut Courtois zbulon planet e së ardhmes

​Portieri belg i Real Madridit, Thibaut Courtois, ka konfirmuar planet e tij për të...

Jep dorëheqje kryeministri britanik, Keir Starmer

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se do të japë dorëheqje nga pozita e kryeministrit...

Keqpërdorimi i ujit: KRU “Prishtina” dërgon shkelësit në Prokurori

Keqpërdorimi i ujit në rajonin e Prishtinës do të pësojë me pasoja ligjore. Kështu ka...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...