HomeAktualePrindërit në alarm: Si ta dalloni varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale?

Prindërit në alarm: Si ta dalloni varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale?

spot_img

Pas njoftimit se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet përdorimi i platformave si TikTok, Instagram dhe Snapchat nga pranvera e vitit 2027 në Britani, reagimet mes të rinjve kanë qenë të forta.

Disa fëmijë e kanë pritur me pakënaqësi këtë vendim, ndërsa një nxënëse në Lancashire u bë virale me përgjigjen e saj të thjeshtë: “Do të shikoja një mur”, kur u pyet çfarë do të bënte pa rrjetet sociale.

Sipas specialistëve të shëndetit të varësive në Mbretërinë e Bashkuar, përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale mund të shndërrohet në varësi kur individi ndjen nevojë të pakontrollueshme për t’u kthyer vazhdimisht tek to, edhe kur kjo ndikon negativisht në jetën e përditshme.

Eksperti Nick Dunkley nga organizata UKAT thotë se videot e shkurtra në platforma të tilla krijojnë stimulim të shpejtë dhe të vazhdueshëm, duke ndikuar në vëmendjen dhe sjelljen e të rinjve.

Sipas tij, prindërit mund të vërejnë disa shenja tek fëmijët:

vështirësi në komunikim pa telefonin

mungesë kontakti me sy dhe shpërqendrim të vazhdueshëm

nervozizëm kur u merret telefoni

pagjumësi nga përdorimi i tepërt i rrjeteve sociale

dhimbje koke dhe probleme me përqendrimin.

Në raste më serioze, mund të shfaqet edhe izolim social dhe ulje e aftësisë për t’u përqendruar në detyra të tjera.

Ekspertët thonë se ndalimi i paralajmëruar mund të sjellë vështirësi fillestare, me ndryshime humori dhe reagime të forta tek të rinjtë. Megjithatë, ata besojnë se me kalimin e kohës, fëmijët do të përshtaten, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.

Sipas Dunkley, sfida kryesore për zbatimin e masës mund të jetë mosrespektimi i rregullave nga prindërit, të cilët mund t’u lejojnë fëmijëve qasje në rrjete sociale pavarësisht ndalimit.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...