Flick kërkon me ngulm yllin anglez, Rashford i’u jep afat 24 orësh gjigantëve katalanas

Flick kërkon me ngulm yllin anglez, Rashford i’u jep afat 24 orësh gjigantëve katalanas

Marcus Rashford ka bërë Barcelonën alternativën e tij të preferuar për një transferim gjatë merkatos së janarit.

I dëbuari i Manchester United, Marcus Rashford nuk është në listën e lojtarëve të preferuar të trajnerit të ri, Ruben Amorim dhe nuk ka luajtur që nga 12 dhjetori.

Rashford shprehu publikisht para disa kohësh se po kërkon një “aventurë të re” me një mori gjigantësh evropianë të interesuar për firmën e tij.

Disa klube që kanë shprehur interes për anglezin përfshirë: Tottenham, West Ham, Borussia Dortmund dhe Milan.

Por Barcelona po kryeson garën, me trajnerin Hansi Flick që është një admirues i hershëm i yllit të Manchester United.

Tekniku gjerman e ndoqi Rashford gjatë kohës së tij si trajner i Bayern Munich, duke përmendur aftësinë e tij për të luajtur në disa pozicione të sulmit si një nga karakteristikat me të çmuara të tij.

Tani Flick ka rindezur interesin e tij për sulmuesin që është me një këmbë jashtë United për të ofruar mbështetje për Robert Lewandowskin, teksa afrohemi në një periudhë vendimtare të sezonit futbollistik, raporton TCh.

Aktualisht, blaugrana është e gatshme të sigurojë shërbimet e anglezit vetëm me një marrëveshje huazimi, me Rashford që u ka dhënë gjigantëve katalanas një afat 24-orësh për të bërë lëvizje konkrete për të.