Presidenti i Koresë së Jugut arrestohet pas tentativës për të shpallur gjendje lufte

Presidenti i Koresë së Jugut arrestohet pas tentativës për të shpallur gjendje lufte

Lideri i shkarkuar i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, u arrestua të mërkurën për shkak të përpjekjes së tij të dështuar për të shpallur gjendje lufte, duke i dhënë fund një përballjeje disa javore me autoritetet dhe duke u bërë presidenti i parë në historinë e vendit që arrestohet.

Yoon, i cili përballet me akuza për kryengritje pas përpjekjes së tij jetëshkurtër për të shpallur gjendje ushtarake muajin e kaluar, tha se do të bashkëpunonte me hetuesit për të shmangur “derdhjen e gjakut”.

Si një ish-prokuror që udhëhoqi Partinë Konservatore të Fuqisë Popullore (PPP) drejt fitores në zgjedhjet e vitit 2022, Yoon mund të përballet me dënim me vdekje ose burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor për kryengritje, shkruan Rel.