Gjenocidi i Serbisë në Kosovës, në kujtim të 26 vjetorit të masakrës së Reçakut
Shkruan: Arsim Bajrami
Gjenocidi i Serbisë në Kosovë është planifikuar, organizuar dhe implementuar sipas një plani shtetëror gjenocidal të ndërtuar si koncept ideor me shekuj, por të implementuar, veçmas, gjatë luftës së vitit 1998-1999.
Serbia kreu gjenocid në Kosovë duke zbatuar një fushatë të krimeve barbare, të masakrave, të vrasjeve, të varrezave masive, dhunimeve seksuale e deri te fushata e spastrimit etnik, fushata e djegies dhe e plaçkitjes së pronave të qytetarëve dhe pronës shtetërore, me qëllim të shkatërrimit biologjik të shqiptarëve e spastrimit etnik dhe parandalimit të masave për kthimin eventual të shqiptarëve në trojet e veta etnike.
Gjenocidi, si fushatë e organizuar dhe e planifikuar, është ekzekutuar me urdhër të hierarkisë më të lartë shtetërore në krye me presidentin Sllobodan Millosheviç, është mbështetur nga të gjitha institucionet shtetërore dhe është implementuar përmes aparatit represiv. Gjenocidi, në radhë të parë, është kryer nga ushtria serbe dhe jugosllave, përmes policisë, grupeve kriminale apo nga të ashtuquajturat “formacione paramilitare”.
Gjenocidi i Serbisë në Kosovë, si synim përfundimtar, ka pasur zhdukjen biologjike dhe dekompozimin e kombit shqiptar në Kosovë, me qëllim të parandalimit të aspiratës së tyre për të qenë të lirë dhe të barabartë në shtetin e tyre të pavarur.
Në esencë, boshti i luftës shqiptaro-serbe, me shekuj ka pasur karakter etnik me motive të të gjitha qeverive serbe, për pushtime territoriale, dhe se ka qenë i frymëzuar nga ideologjia serbomadhe e kombinuar me mitologjinë serbe për Kosovën si “Tokë e shenjtë serbe”. Duke qenë si synim historik i Serbisë për ta trajtuar Kosovën si “djep të serbizmit” dhe “si tokë e shenjtë”, Serbia, me shekuj ndërtoi konceptin e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës me synim të shkatërrimit dhe dekompozimit biologjik të kombit shqiptar në Kosovë dhe pushtimit të territorit të saj. Pas dekompozimit dhe shpërbërjes së ish-Federatës Jugosllave, riokupimit të Kosovës, Serbia ndërmori veprime përfundimtare drejtë realizimit të konceptit gjenocidal duke ushtruar të gjitha veprimet kriminale, gjenocidale, të dënueshme me Konventën e OKB-së për Parandalimin dhe Dënimin e e Krimit të Gjenocidit.
Genocide of Serbia in Kosovo was planned, organized and implemented according to a genocidal state plan, built as an ideological concept for centuries, but implemented during the war of 1998-1999, when Serbia undertook a campaign of barbaric crimes, massacres, murders, mass graves, sexual violence, moreover even the campaign of ethnic cleansing, the campaign of burning and looting of citizens’ property and state property, with the aim of ethnic cleanse and undertaking preventative measures for the eventual return of Albanians to their own ethnic lands.
The crimes of genocide as an organized and planned campaign which were executed by order of the highest state hierarchy led by President Sllobodan Milosevic, were supported by all state institutions and implemented through the repressive apparatus, primarily by the Serbian and Yugoslav army through the police, criminal groups or by the so-called paramilitary formations and by a general mobilization of the civilian population in the genocidal project. This study aims to provide the local and international public opinion with a detailed legal argumentation of a criminal nature, that the genocide of Serbia in Kosovo had as the final goal the biological extinction and decomposition of the Albanian nation in Kosovo in order to suppress their will to be free and equal in their independent state.
In essence, the axis of the Albanian-Serbian conflict has had an ethnic character with territorial motives for centuries, and has been inspired by the great-Serbian ideology combined with Serbian mythology towards Kosovo as “Serbian holy land”, namely Serbia’s historical goal to treat Kosovo as the cradle of Serbianism and as a holy land. For centuries, it built the concept of genocide against the Albanians of Kosovo with the aim of occupying its territory, and after the decomposition of the former Yugoslav Federation and the reoccupation of Kosovo, it took its final actions towards the realization of the genocidal concept by exercising all the criminal, genocidal actions that are foreseen by the UN Convention on the Prevention and Punishment of the Crimes of Genocide.
(Pjesë nga libri im Gjenocidi i Serbisë në Kosovë, ASHAK,2023)
Lavdi dëshmorëve dhe të gjitha viktimave të gjenocidit serb në Kosovë