Homeballine 2Delegacioni amerikan “Iowa Soccer Club” vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës

Delegacioni amerikan “Iowa Soccer Club” vizitoi Federatën e Futbollit të Kosovës

spot_img

Federata e Futbollit e Kosovës ka mirëpritur sot në selinë e saj delegacionin e klubit amerikan “Iowa Soccer Club”, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë në kuadër të një programi të bashkëpunimit sportiv dhe kulturor.

Delegacioni amerikan u prit nga presidenti Agim Ademi, si dhe nga anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së dhe ish-kapiteni shumëvjeçar i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.

Gjatë takimit, mysafirët u njohën nga afër me punën dhe aktivitetet e Federatës së Futbollit të Kosovës, zhvillimin e futbollit në vend dhe progresin e arritur gjatë dhjetë viteve të fundit, që nga pranimi i Kosovës në organizmat ndërkombëtarë të futbollit. Drejtuesit e FFK-së prezantuan rrugëtimin e futbollit kosovar, investimet në infrastrukturë, zhvillimin e ekipeve kombëtare dhe programet për talentet e rinj.

Pas vizitës në selinë e FFK-së, delegacioni amerikan vizitoi Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku u njoh me kushtet moderne të punës dhe zhvillimit të futbollistëve të rinj.

Në kuadër të kësaj vizite, futbollistët e rinj të “Iowa Soccer Club” zhvilluan edhe një seancë stërvitore të përbashkët me trajnerët e programit “Talent Coach”, duke shkëmbyer përvoja dhe duke forcuar lidhjet sportive ndërmjet dy vendeve.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...