Smajl Latifi merr mbështetje të fuqishme për zgjedhjet e 9 shkurtit nga banorët e Negacit
Kandidati për deputet i AAK-së, kryetari aktual i Rahovecit, Smajl Latifi, me numër 16, së bashku edhe me kandidatët tjerë për deputetë nga kjo komunë, ka qëndruar në Negac, siç ka thënë ai mes banorëve të vyeshëm dhe zemërgjerë.
“Ndjeva një mbështetje të fuqishme dhe të sinqertë për AAK-në dhe rrugën tonë, për KOSOVËN FITUESE”.
“Faleminderit nga zemra për këtë përkrahje të palëkundur, që është frymëzim dhe përgjegjësi për mua dhe për Aleancën. Ju premtoj me plot bindje: së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë me dinjitet, me vlera dhe me një të ardhme të sigurt! Bashkë, për KOSOVËN FITUESE!”, ka shkruar Latifi në Facebook.