Rritet numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid)

Rritet numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid)

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin nëntor 2024.

Në muajin nëntor 2024 numri i fluturimeve të realizuara ishte 995, ose 39,6 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 311 220, ose 38 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (nëntor 2023).

Transporti hekurudhor: Në muajin nëntor 2024 numri i udhëtarëve ishte 5 526, ose 4,4 % më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuara në neto ton ishte zero.

Telefonia fikse: Në muajin nëntor 2024 numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 67 732, ose 2,4 % më shumë sesa në periudhën e njëjte të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 2 129 723, ose 37,1 % më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (nëntor 2023).

Telefonia mobile: Në muajin nëntor 2024 numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 493 074, ose 0,6 % më pak sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 312 041 ose 7,1 % më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.