SHBA, ”Amazon” investon 11 miliardë dollarë në infrastrukturën e IA

SHBA, ”Amazon” investon 11 miliardë dollarë në infrastrukturën e IA

Gjiganti amerikan i teknologjisë “Amazon” ka njoftuar planet për të investuar 11 miliardë dollarë në shtetin amerikan Xhorxhia për të zgjeruar dhe përmirësuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale të njësisë së saj “Amazon Web Services” (AWS).

“Amazon” tha se kjo njësi “cloud” planifikon të investojë 11 miliardë dollarë për të zgjeruar infrastrukturën e saj në Xhorxhia për të mbështetur teknologjitë kompjuterike “cloud” dhe inteligjencën artificiale.

Investimi pritet të krijojë të paktën 550 vende të reja pune me aftësi të larta.