Vjen firma, Lazio zyrtarizon afrimin e lojtarit me origjinë shqiptare
Arijon Ibrahimoviç është bashkuar me Lazion.
Klubi e ka prezantuar sulmuesin me origjinë shqiptare, që ndodhej në Romë prej pasdites së sotme.
19-vjeçari i bashkohet kështu Hysajt te klubi i Lacios. Marrëveshja u arrit me Bajernin e Mynihut si huazim me të drejtë blerje për shifrën e 8 milionë eurove.
Ky nuk është sezoni i parë për Arijon Ibrahimoviç në Itali. Kjo pasi në të kaluarin ishte pjesë e Frosinones,. raporton BallkanWeb.
Para se të kalonte te ekipi i Bajernit, kishte luajtur me moshat. Ndërkohë për skuadrën U-20 të Gjermanisë numëroi dy paraqitje në nëntor.