Nis fushata: Çka presin votuesit e rinj në Kosovë?

Nis fushata: Çka presin votuesit e rinj në Kosovë?

(Radio Evropa e Lirë) – Edona Asllani priti Vitin e Ri në terr dhe kuptoi se Kosova ka nevojë për më shumë se vetëm premtime.

Ajo nuk është përcaktuar ende se cilën parti do ta votojë në zgjedhjet parlamentare, por do që qeveria e ardhshme ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë problemin e furnizimit me rrymë.

“Për orë të tëra, natën e Vitit të Ri nuk kishim rrymë”, thotë 23-vjeçarja nga Ferizaj.

“Unë nuk merrem me politikë, por do të votoj, sepse është obligim qytetar”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Edona dhe mbi dy milionë qytetarë me të drejtë vote do të mund të zgjedhin mes 28 subjekteve politike dhe katër kandidatëve për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit: Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht në pushtet; Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës; Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Fushata e tyre zgjedhore nisi zyrtarisht më 11 janar.

Vetëm në ditën e dytë të saj, Anisa Hajdini, e cila do të votojë për herë të parë, thotë se ka vendosur se cilës parti do t’ia japë besimin.

“Idetë që ka paraqitur partia që kam zgjedhur, më kanë pëlqyer dhe pres ndryshime në sistemin e arsimimit universitar”, thotë studentja e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Lajmi i plotë në link:

https://www.evropaelire.org/a/cka-presin-votuesit-e-rinj-/33271375.html