LRF e Prishtinës mbajti Kuvendin zgjedhore, Ismajl Ajeti mori besimin edhe për një mandat të ri
Lidhja Rajonale e Futbollit të Prishtinës ka mbajtur sot Kuvendin e saj zgjedhor, ku Ismajl Ajeti mori besimin unanim të 23 delegatëve të pranishëm në Kuvend nga 25 në total, për një mandat të ri në krye të kësaj LRF-je.
FFK-ja ka njoftuar se Bordi i ri i përzgjedhur në këtë Kuvend është në përbërje të: Fatmir Berisha, Dardan Abazi, Isak Smajli, Agim Hasani dhe Ergyn Janovali.
Ajeti, duke falënderuar delegatët për besimin e dhënë për mandatin katërvjeçar, u zotua se do të vazhdojë të mbështesë dhe të jetë në shërbim të klubeve dhe shkollave të futbollit në kryeqytet.