HomeAktualeKurti premton mbështetje më të madhe për gratë në biznes dhe punësim

Kurti premton mbështetje më të madhe për gratë në biznes dhe punësim

spot_img

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se Qeveria e Kosovës do të vazhdojë të zgjerojë mbështetjen për gratë ndërmarrëse, bizneset, inovacionin dhe digjitalizimin, duke theksuar se barazia është rruga e vetme drejt progresit.

Këto komente ai i bëri në konferencën e parë “Gratë në Biznes – She Rises 2026”, ku morën pjesë rreth 300 gra nga fusha e ndërmarrësisë, institucionet dhe organizatat vendore e ndërkombëtare.

Kurti tha se mbështetja për gratë nuk do të mbetet vetëm në nivel deklarativ, por do të konkretizohet përmes programeve të dedikuara, subvencioneve të drejtpërdrejta dhe lehtësimit të qasjes në financa.

Ai njoftoi gjithashtu se do të themelohet Divizioni për Gratë Ndërmarrëse në agjencinë që po krijohet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Sipas tij, në kuadër të masave për punësim dhe zhvillim ekonomik, do të nisë edhe programi “Superpuna për Gratë”, i cili do të garantojë pagën minimale për gjashtë muaj për gratë që hyjnë ose rikthehen në tregun e punës.

Ai theksoi se ky program synon të krijojë përfitime si për punëmarrëset, ashtu edhe për bizneset.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...