Shtatë orë pritje në Merdarë, autoritetet kosovare ankohen se faji është te pala serbe

Shtatë orë pritje në Merdarë, autoritetet kosovare ankohen se faji është te pala serbe

Deri në shtatë orë po presin mërgimtarët në pikën kufitare në Merdarë, teksa kolona është katër kilometra e gjatë.

Kështu ka njoftuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, duke thënë që kjo kolonë është duke u bërë për shkak të neglizhencës së palës serbe në kontrollin kufitar.

“Ju njoftojmë se pritjet në dalje për në Serbi ne PKK Merdarë janë deri në 7 orë dhe kolona 4 kilomtra e gjatë. Kjo për neglizhencën e palës serbe në kontrollin kufitar. Pala serbe është duke punuar vetëm me 2 zyrtar policor, njëri po merret me nje korsi të autobusëve ndërsa tjetri me katër korsi të veturave”, thuhet në njoftim.

“Nga këto të dhëna besojmë se e kuptoni se si është gjendja dhe ku qëndron pengesa. Ju njoftojmë se në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtar jemi duke bërë çmos që të ndikojnë te pala serbe që të rrisin kapacitetet dhe te mundësojnë qarkullim më të shpejtë. Ju falënderojmë për bashkëpunim! Rrugë të mbarë!”.