Policia ka njoftuar se ka goditur dy raste të tentativës për të futur kontrabandë cigare në Shqipëri nga Porti i Durrësit.
Sipas njoftimit, një shtetas dhe përgjegjësi i hotelerisë së një trageti janë proceduar penalisht.
Në total janë sekuestruar 798 steka cigare, një armë zjarri automatike AK-47, një automjet dhe dy celularë.
“Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, i shtetasit E. B., 34 vjeç, banues në Durrës. Gjithashtu, u procedua penalisht për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” përgjegjësi i hotelerisë së tragetit, shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Durrës.”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, materialet procedurale i janë referuar organeve gjegjëse.

