Winnie Harlow: Ëndrra ime është të luaj vajzën e James Bond
Winnie Harlow ka bërë një set fotografik dhe ka ndarë disa foto me ndjekësit e saj online në rrjetet sociale.
Modelja ka publikuar një sërë fotografish në llogarinë personale në Instagram, në të cilat pozon e ulur në një jet ski, e veshur me bikini. Në tekstin që shoqëroi fotot, Harlow foli për ëndrrën e saj për të luajtur një ditë vajzën e James Bond. Konkretisht, në mbishkrimin e postimit të saj, Harlow ka shkruar: “Ëndrra ime është të luaj vajzën e James Bond në Xhamajka. Deri atëherë, unë jam duke vendosur qëllimet e mia dhe duke u përgatitur për audicionin tim”.
Winnie Harlow kaloi Vitiligo (vit-ih-LIE-go) një sëmundje që shkakton humbje të ngjyrës së lëkurës në njolla në moshën katër vjeçare. Por kjo nuk e pengoi atë të bënte një karrierë të suksesshme modelingu. Përfshirja e saj në këtë fushë filloi kur Tyra Banks e zbuloi në Instagram dhe i sugjeroi që të merrte pjesë në America’s Next Top Model. Harlow ka marrë pjesë në fushata reklamuese të markave të mëdha, ndërsa në vitin 2018 ka marrë pjesë në “Victoria’s Secret Fashion Show”,. raporton BallkanWeb.