Çka bëhet fjalë në filmin e Alban Mujës që Kosovën e përfaqëson në Berlinale?

Çka bëhet fjalë në filmin e Alban Mujës që Kosovën e përfaqëson në Berlinale?

“Mua besoj më shpëtoi portreti” (I Believe the Portrait Saved Me), filmi më i ri nga artisti dhe regjisori kosovar Alban Muja, do të jetë pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Berlinale në seksionin prestigjioz Forum Expanded.

Në njoftimin e lëshuar nga 038Studio thuhet se ky film 10-minutësh trajton tema të mbijetesës, qëndresës dhe fuqisë transformuese të artit gjatë Luftës së Kosovës.

“Artisti dhe regjisori kosovar Alban Muja prezanton premierën botërore të filmit të tij më të fundit, Mua besoj më shpëtoi portreti (I Believe the Portrait Saved Me), në kuadër të seksionit prestigjioz Forum Expanded të Festivalit Berlinale, një nga ngjarjet më të rëndësishme të industrisë filmike botërore”.

“I prodhuar nga studioja 038STUDIO në Prishtinë, në bashkëprodhim me AsfaltFilms nga Amsterdami dhe mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, filmi ofron një eksplorim të fuqishëm të krijimtarisë si një mjet qëndrueshmërie përballë sfidave të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.