Skënderbeu transferon ish-lojtarin e Portos

Skënderbeu transferon ish-lojtarin e Portos

Klubi shqiptar, Skënderbeu, e ka transferuar ish-lojtarin e akademisë së Portos, Paulo Estrela.

“Paulo Estrela zyrtarisht bardhekuq!” thuhet në njoftimin e klubit në Facebook.

“Mesfushori portugez ka arritur marrëveshjen për 2.5 vite me klubin dhe është zyrtarisht lojtar i Skënderbeut”.

“25-vjeçari me një të kaluar tek FC Porto dhe Portimonense SC në Superligën Portugeze, ka kryer paraditen e sotme testet mjekësore dhe është bashkuar me grupin në seancën stërvitore”.