KQZ-ja miraton fletvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, përfshihet edhe Lista Serbe

KQZ-ja miraton fletvotimin për zgjedhjet e 9 shkurtit, përfshihet edhe Lista Serbe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e dytë në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje KQZ miratoi dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Gjithashtu, KQZ miratoi edhe broshurën me listën e emrave të të gjitha subjekteve politike dhe kandidatëve të certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës.