Lëndimi i Xhakës shqetëson Leverkusenin
Lëndmi i Granit Xhakës, ka krijuar shqetësime te skuadra e Leverkusenit.
Sipas gazetës gjermane Kicker, Xhaka ka pësuar një lëndim në stërvitjen e fundit për çka u largua më herët nga terreni.
Raportohet se futbollisti e ka lënduar kyçin e këmbës, por se nuk dihet se sa serioze është kjo, transmeton Klankosova.tv
Skuadra e Xabi Alonsos, të premten e luan derbin e Bundesligës ndaj Borussia Dortmundit e vlefshme për javën e 16-të.
Me këtë rast, 32 vjeçari me prejardhje nga Kosova mbetet në dyshim për këtë ndeshje.