HomeAktualeRama: Bota nuk reagoi për Nartën, por kundër Kushnerit dhe Trumpit

Rama: Bota nuk reagoi për Nartën, por kundër Kushnerit dhe Trumpit

spot_img

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se vëmendja ndërkombëtare për Zvërnecin nuk lidhet me mbrojtjen e natyrës, por me përfshirjen në projekt të Jared Kushner dhe lidhjen e tij familjare me presidentin amerikan, Donald Trump.

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, që ai drejton, Rama tha se një projekti zhvillimi, që pritet të zbatohet në Zvërnec, në bregdetin e jugut të vendit, u bë papritur pjesë e, siç tha ai, një lufte ideologjike, që nuk ka lidhje me Shqipërinë.

“Bota nuk u zgjua prej fatit të Nartës, por prej emrit të Jared Kushner dhe sigurisht prej hijes së vjehrrit të tij [v.j. presidentit Trump], të cilin e urren për vdekje krejt armata globale online, që kujtoi se gjeti në bulevardin e Tiranës Vaterlonë e Donald Trump”, tha Rama, raporton Rel.

Në fjalimin e gjatë që mbajti para ministrave dhe deputetëve Rama tha se janë qëllimet e kësaj proteste, që vijon prej 20 ditësh.

“Do të laheshin dy hesape të vjetra. Bota e madhe do ta turpëronte Trumpin në betejën e Nartës, ndërsa armata shurdhuese e influencerëve, ndjekësve, analistëve, dialistëve, opinionistëve, urrejtësve kinse patriotikë dhe mercenarëve digjitalë të vënë në dispozicion gojarisht nga armiqtë e Shqipërisë apo nga konkurrentët e saj të egër në industrinë e turizmit, do ta shpëtonte Shqipërinë nga unë”, tha Rama.

Prej 20 ditësh në Tiranë, Vlorë dhe qytete të tjera të Shqipërisë po zhvillohen protesta kundër punimeve për një resort në zonën e mbrojtur Pishë Poro-Nartë, në jugperëndim të Shqipërisë, mes shqetësimeve për mjedisin dhe hetimeve për pronësinë e tokës.

Lajmet e Fundit

Prindërit në alarm: Si ta dalloni varësinë e fëmijëve nga rrjetet sociale?

Pas njoftimit se fëmijëve nën 16 vjeç do t’u ndalohet përdorimi i platformave si...

Serena Williams rikthehet në Wimbledon

Legjenda e tenisit, Serena Williams, do të rikthehet në Wimbledon Championships për garën individuale...

Liverpool s’heq dorë nga Diomande, gati t’ia mbush “arkat” Leipzigut

Liverpool nuk e ka ndërmend të dorëzohet nga lufta për të siguruar shërbimet e...

Protestat në Tiranë, Rama: Lëreni Albin Kurtin jashtë kësaj çorbe të neveritshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i takon protestës masive...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...