Komanda e ushtrisë së Iranit tha se po mbyll Ngushticën e Hormuzit për kalim tregtar në përgjigje të sulmeve të vazhdueshme izraelite në jug të Libanit.
Në deklaratën e 20 qershorit, të publikuar nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB, komanda qendrore Khatam al-Anbiya njoftoi se vendimi ishte marrë në përgjigje të “mungesës së vullnetit të mirë dhe shkeljes së marrëveshjes nga Shtetet e Bashkuara” në zbatimin e nenit të parë të memorandumit të mirëkuptimit SHBA-Iran, si dhe ndaj “shkeljes së vazhdueshme të armëpushimit në Libanin jugor nga Izraeli”,. raporton Rel.
Në deklaratë u përmend po ashtu prania e vazhdueshme të forcave izraelite në Libanin jugor, duke e përshkruar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit si “hapin e parë” të përgjigjes së Iranit ndaj asaj që e cilësoi si “shkelje të marrëveshjes nga armiku”.
Komanda ushtarake paralajmëroi se masa të tjera për ta detyruar palën tjetër të përmbushë zotimet e saj do të vendosen në agjendë nëse vazhdon ajo që e quajti “agresion”.
Duke folur për Fox News, nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se “nuk ka prova” që Irani e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit si përgjigje ndaj shkeljeve të armëpushimit në Liban.
“Deri tani nuk kemi asnjë provë se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur”, tha Vance, duke theksuar se trafiku detar dhe dërgesat e naftës po vazhdojnë.

