HomeAktualeNorvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

spot_img
Norvegjia ka vendosur një ndalim thuajse të plotë të përdorimit të mjeteve të inteligjencës artificiale gjeneruese nga nxënësit e shkollave fillore, ndërsa do të kufizojë përdorimin e tyre edhe në arsimin e fëmijëve më të rritur, me qëllim shmangien e ndikimeve negative në procesin mësimor.
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Store, deklaroi se vendimi vjen në një kohë kur vendi po përballet me rënie të rezultateve në testet arsimore. Sipas tij, përdorimi i inteligjencës artificiale mund të bëjë që fëmijët të anashkalojnë hapa të rëndësishëm në procesin e të nxënit, shkruan abcnews.al, raporton klankosova.tv.
“Gjëja më e rëndësishme në shkollë është që fëmijët tanë të mësojnë të lexojnë, të shkruajnë dhe të bëjnë matematikë”, u shpreh ai, duke theksuar se rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga viti i ri shkollor në fund të muajit gusht.
Sipas vendimit të qeverisë, nxënësit nga klasa e parë deri në të shtatën, të moshës 6 deri në 13 vjeç, në përgjithësi nuk duhet të përdorin mjete të inteligjencës artificiale. Ndërsa nxënësit e shkollës së mesme të ulët, 14 deri në 16 vjeç, do të mund t’i përdorin këto mjete vetëm me kujdes dhe nën mbikëqyrjen e mësuesve.
Në arsimin e mesëm të lartë, nga 17 deri në 19 vjeç, nxënësit pritet të mësojnë përdorimin e duhur të inteligjencës artificiale, në mënyrë që të përgatiten për studime të mëtejshme dhe tregun e punës.
Norvegjia nisi përdorimin e gjerë të kompjuterëve në klasa në vitet ’90 dhe më pas tabletëve pas vitit 2010, duke ulur përdorimin e librave dhe shkrimit me dorë. Megjithatë, qeveria ka njoftuar gjithashtu se do të propozojë financim më të madh për librat shkollorë, duke synuar kthimin e tyre në qendër të mësimdhënies.
Më herët gjatë këtij viti, qeveria norvegjeze ka propozuar gjithashtu ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, si pjesë e një qasjeje më të gjerë për të kufizuar ekspozimin e të rinjve ndaj teknologjisë digjitale.

Lajmet e Fundit

Kosova me dy miqësore ndaj Arabisë Saudite 

Dardanët vazhdojnë përgatitjet për parakualifikimet e FIBA EuroBasket 2029 me dy ndeshje miqësore ndaj...

Irani njofton për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Komanda e ushtrisë së Iranit tha se po mbyll Ngushticën e Hormuzit për kalim...

Vance: Kushner dhe Witkoff ndodhen në Zvicër për negociatat me Iran

Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, deklaroi se Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump, si dhe i...

Sahiti vlerëson Ademin: Edhe tre kryetarë të ishin, nuk do të bënin më shumë punë se ai

Drejtori i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka dhënë vlerësime të larta për presidentin...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...