Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka paraqitur ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar rinumërimin e plotë të votave të të gjithë kandidatëve për deputetë të PDK-së.
Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka theksuar se kërkesa e tij nuk bazohet në supozime apo pakënaqësi me rezultatin zgjedhor, por në fakte që, sipas tij, janë konfirmuar gjatë procesit të deritanishëm të rinumërimit të organizuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).
Ai ka bërë të ditur se rinumërimi i 185 vendvotimeve, që përbën rreth 3.52 për qind të votave të PDK-së, ka evidentuar gabime në numërimin fillestar të votave.
Sipas tij, edhe në këtë mostër të kufizuar janë shtuar 6 vota që nuk ishin numëruar më parë.
Nga të dhënat preliminare pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave, Haxhiu ka mbetur jashtë Kuvendit.
Postimi i plotë:

