HomeAktualeHaxhiu: Administrata profesionale, shtyllë e Kuvendit të Kosovës

Haxhiu: Administrata profesionale, shtyllë e Kuvendit të Kosovës

spot_img

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Shërbyesve Civilë, organizoi një takim me stafin administrativ të institucionit, në shenjë vlerësimi për kontributin e tyre në funksionimin dhe avancimin e punës së Kuvendit.

Gjatë takimit, kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohje për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e vazhdueshëm të shërbyesve civilë, të cilët me punën e tyre të përditshme japin një kontribut të rëndësishëm në realizimin e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të Kuvendit.

“Shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim për punën, përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e përditshëm të shërbyesve civilë, të cilët janë garancia për funksionimin efikas të institucionit më të lartë përfaqësues e ligjvënës në vendin tonë”, theksoi Haxhiu.

Haxhiu falënderoi të gjithë punëtorët e administratës së Kuvendit për kontributin e tyre të çmuar në forcimin e institucioneve demokratike dhe në shërbim të interesit publik, duke u uruar suksese të mëtejshme në përmbushjen e detyrave të tyre profesionale.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...