Kandidatja për deputete e PDK-së, Arta Nallbani: Pjesëmarrja aktive e gruas në politikë është domosdoshmëri
Kandidatja për deputet e PDK-së, Arta Nallbani, në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit mban numrin 102.
Ajo ka shkruar në “Facebook” se pjesëmarrja aktive e gruas në politikë është sa një e drejtë aq edhe një domosdoshmëri për të siguruar një demokraci të shëndetshme dhe gjithëpërfshirëse.
Kandidimin për deputet të Kuvendit, ajo e sheh si një hap drejt misionit, qëllimit dhe angazhimit të sa për interesat e qytetarëve.
“Kosova mundet ma mirë. Përulësisht kërkoj mbështetjen tuaj drejt rrugëtimit tim politik dhe vizionit tonë të përbashkët që ta bëjmë Kosovën ma mirë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.