Haradinaj: Brenda tri vjetëve mund të jemi anëtar të NATO-s

Haradinaj: Brenda tri vjetëve mund të jemi anëtar të NATO-s

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe ka theksuar se procesi i anëtarësimit mund të përshpejtohet.

Ai ka përmendur se vizita e fundit e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt në Uashington para pak kohësh, kishte si fokus kryesor konceptin e anëtarësimit të Kosovës në NATO përmes procedurave të shpejta.

“Viza e fundit e Ramushit në Uashington kryekëput ka pas të bëjë me konceptin e anëtarësimit, me procedura të përshpejtuara, të Kosovës në NATO. Kemi shembuj pa numër. Sidomos në pjesë mes Skandinavisë dhe Ukrainës, dy shtete janë anëtarësuar me një procedurë shumë të shpejt. Edhe sot janë anëtarë të NATO-s. Kosova mundet me përdor edhe shembullin e Shqipërisë, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Se edhe ato nuk është se janë hyrë shumë nëpër filtra. A i kanë përmbush standarde dhe kriteret për me qenë pjesë e NATO-s, po presidenti i atëhershëm Bush ka marrë vendim dhe thuajse NATO-në e konsideroj Amerikë. Dhe kemi parametrat e saktë që mundemi me qenë në tri ose katër vjetët e ardhshëm anëtar i NATO-s”, ka thënë Haradinaj në Debat Plus.