Mërgimtarët presin mbi 7 orë për të dalë nga Merdara
Pritjet e gjata të mërgimtarëve për të dalë nga Kosova po vazhdojnë edhe sot.
Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar.
Pika kufitare me më shumë fluks dhe pritje të gjata është Merdara, ku pritjet vijojnë me mbi shtatë orë.
Kolona në këtë pikë kufitare ka shkuar në 4.5 km.
Në pikën kufitare në Jarinjë pritjet zgjasin deri në tri orë, ndërsa në Mutivodë deri në dy orë e gjysmë.
Deri në dy orë, pritja është edhe te Dheu i Bardhë, kurse në Muçibabë deri në 30 minuta.