
Drejtori sportiv i Tiranës nis punë në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut
Ndryshimi i drejtuesve në Federatën e Futbollit të Maqedonisë së Veriut, kanë sjellë edhe një lëvizje të papritur që ka lidhje me futbollin në Superiore, më saktësisht me klubin e Tiranës.
Pas zgjedhjes së Masar Omeragiç si presidenti i ri i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ky i fundit ka emëruar menjëherë ikonën e futbollit maqedonas, Goran Pandev, si drejtorin sportiv të të gjithë ekipeve përfaqësuese, për të koordinuar punë e tyre.
Ndërkohë, Omeragiç ka caktuar si këshilltarë të tij ish-futbollistin Ilija Najdoski dhe njëkohësisht Agim Ibraimin. Ata do të jenë pjesë e stafit të presidenti të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.