Hapen zyrtarisht korridoret ajrore me Shqipërinë
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se tashmë zyrtarisht janë hapur korridoret ajrore me Shqipërinë.
Aliu tha se ky ishte synim i kamotshëm që shënon një arritje tejet të rëndësishme në fushën diplomatike në mes dy shteteve.
“Fluturimet në drejtim të perëndimit dhe ato reciproke janë shkurtuar dukshëm, e përveç se po udhëtojmë lirshëm pa viza në zonën shengen, tani qytetarët tanë po përfitojnë substancialisht edhe nga optimizimi i kohës në udhëtime”, ka shkruar Aliu në Facebook.
Korridori ajror me Shqipërinë pritet që të shkurtoj kohën e fluturimeve deri në 20 minuta.