102-shja e PDK-së, Arta Nallbani, kërkon votën e qytetarëve për deputete
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar listën e 110 kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kjo listë, e cila nga PDK-ja është quajtur listë e ekipit fitues, përfshinë personalitete të rëndësishme që në kohë të ndryshme kanë dhënë kontribut për vendin.
Në mesin e këtyre personaliteteve është edhe Arta Nallbani, e cila në këto zgjedhje mban numrin e 102 në listën e PDK-së.
Arta Nallbani aktualisht është drejtoresh e Urbanizmit dhe Mbrojtjes e Mjedisit në Komunën e Pejës dhe kontributi i saj në këtë fushë është vlerësuar.
“Ky është një hap drejt misionit, qëllimit dhe angazhimit tim për interesat e qytetarëve. Kosova mundet ma mirë. Përulësisht kërkoj mbështetjen tuaj drejt rrugëtimit tim politik dhe vizionit tonë të përbashkët që ta bëjmë Kosovën ma mirë”, ka shkruar ajo në “Facebook”.