KQZ certifikon sot grupin e parë të partive dhe kandidatëve për zgjedhjet e 9 shkurtit
Gati gjysma e kandidatëve për deputetë nga radhët e subjekteve të ndryshme politike pritet të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Bëhet fjalë për më shumë se 600 kandidatë për deputetë, të cilët i takojnë 11 subjekteve të ndryshme politike.
“Mund t’ju konfirmoj se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të fillojë me certfikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Në mbledhjen e sotme të KQZ-së (e mërkurë, 18 dhjetor 2024) në rend dite është certifikimi i 11 subjekteve politike me gjithsej 600 kandidatë”, njoftoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi për Klan Kosova.