HomeSportKosova mëson kundërshtarin në “Play-Off” për Botërorin e Vajzave 2027

Kosova mëson kundërshtarin në “Play-Off” për Botërorin e Vajzave 2027

spot_img

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e vajzave ka mësuar kundërshtarin e saj për fazën “Play-Off” të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të Vajzave, që do të mbahet në Brazil në vitin 2027.

Sipas shortit të hedhur, vashat e Kosovës në muajin tetor do të përballen me Austrinë në kuadër të rundit të parë të fazës “Play-Off”.

Nëse arrijnë të sigurojnë fitore ndaj Austrisë, futbollistet kosovare do të avancojnë në rundin e dytë, i cili do të zhvillohet në muajin dhjetor.

Aty, Kosova do të ndeshet me fituesin e sfidës ndërmjet Izraelit dhe Zvicrës.

Ky paraqet një moment të rëndësishëm për Kombëtaren e Kosovës, e cila synon të vazhdojë rrugëtimin historik drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror të Vajzave “Brazil 2027”.

Federata e Futbollit e Kosovës u ka uruar shumë suksese vashave në këtë sfidë të rëndësishme drejt realizimit të ëndrrës botërore.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...