Murati priti në takim studentët e Fakultetit Ekonomik nga Kolegji AAB

Murati priti në takim studentët e Fakultetit Ekonomik nga Kolegji AAB

Studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB morën pjesë në një vizitë studimore në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, ku u pritën nga Ministri Hekuran Murati.

Gjatë këtij takimi, Ministri Murati ndau me studentët informata lidhur me procesin e emetimit të bonove të Thesarit dhe obligacioneve shtetërore, menaxhimin e financave publike, borxhin publik dhe koncepte tjera të rëndësishme për fushën e financave.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, studentët u informuan më shumë lidhur me konceptet e mësuara përgjatë studimeve dhe zbatimin e tyre në praktikë.