Rama dhe ambasadori i BE-së vizitojnë Sahat Kullën

Rama dhe ambasadori i BE-së vizitojnë Sahat Kullën

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka mirëpritur në Odën e kryeqytetit ambasadorin e ri të BE-së në Kosovë, Aivo Orav, me rastin e marrjes së detyrës.

Ata diskutuan për zhvillimin e projekteve në kryeqytet dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme që kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

“Bashkëpunimi dhe mbështetja e BE-së mbeten thelbësore për të ardhmen e qytetit tonë. Pas takimit, patëm kënaqësinë ta shoqërojmë ambasadorin Orav në një vizitë të shkurtër në Sahat Kullë, simbol i trashëgimisë sonë kulturore dhe historike, e cila është restauruar me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe UNDP-së. I uroj ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe mezi presim të punojmë ngushtë në realizimin e projekteve konkrete për kryeqytetin”, ka thënë Rama.