Sot mbahen takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Sot mbahen takimet në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi

Takimet në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian, do të zhvillohen sot në Bruksel.

Siç kishte konfirmuar më herët BE-ja, këto takime do të jenë në nivel të kryenegociatorëve.

Sikur edhe herave të mëparshme, së pari pritet të ketë takime bilaterale të përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, me shefin e delegacionit të Kosovës, Besnik Bislimi, pastaj me atë të Serbisë, Petar Petkoviq.

Më vonë, nëse do të ketë gatishmëri nga ana e palëve, do të ketë edhe takim të përbashkët trepalësh.

Sipas burimeve nga Bashkimi Evropian, në këto takime do të shqyrtohen një varg çështjesh, përfshirë edhe implementimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, raporton Rel.

Takimi i fundit në këtë nivel në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja është zhvilluar më 23 tetor në Bruksel. Prej atëherë nuk ka pasur takime tjera.