HomeAktualePër rreth gjashtë muaj janë realizuar mbi 4 mijë lindje në Klinikën...

Për rreth gjashtë muaj janë realizuar mbi 4 mijë lindje në Klinikën e Gjinekologjisë

spot_img

Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mbetet një ndër shtyllat e rëndësishme të sistemit shëndetësor në vend, duke ofruar kujdes të specializuar dhe shërbime gjithëpërfshirëse për gratë dhe të porsalindurit.

Gjatë periudhës janar – 15 qershor 2026, në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës janë realizuar gjithsej 4,423 lindje. Prej tyre, 3,090 kanë qenë lindje spontane, ndërsa 1,333 lindje janë kryer me prerje cezariane.
Në këtë periudhë, ekipet profesionale të klinikës kanë trajtuar me sukses edhe foshnjat e lindura para kohe, ku 318 prej tyre, pas kujdesit intensiv dhe trajtimit të specializuar, janë liruar në gjendje të mirë shëndetësore për në shtëpi.

“Këto rezultate pasqyrojnë angazhimin e vazhdueshëm të stafit mjekësor dhe infermieror, të përbërë nga mjekë specialistë, infermierë dhe mamitë, të cilët çdo ditë punojnë me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi për të garantuar siguri dhe kujdes cilësor për nënat dhe foshnjat. Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës ofron një gamë të gjerë shërbimesh, duke filluar nga kontrollet gjinekologjike, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të ndryshme, përcjellja e shtatzënisë, lindjet normale dhe operative, deri te kujdesi pas lindjes dhe trajtimi i rasteve më komplekse obstetrike e gjinekologjike. Shëndeti i gruas dhe i të porsalindurit mbetet prioritet i rëndësishëm i sistemit shëndetësor, pasi investimi në këtë fushë është investim i drejtpërdrejtë në mirëqenien e familjes dhe në të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka njoftuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Lajmet e Fundit

Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A

Amir Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri në...

Manchester City rikthehet fuqishëm për Enzo Fernandez, Chelsea kërkon 140 milionë euro

Manchester City nuk ka hequr dorë nga Enzo Fernandez dhe po përgatit një tjetër...

OVL-UÇK fokuson veprimtarinë në diplomaci dhe përjashton nga organizata Skënder Llugiqin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka bërë të ditur se do...

Lumir Abdixhiku: Kosova humbi një intelektual të shquar, LDK-ja një prej figurave të saj më të rëndësishme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...