HomeAktualeAKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes...

AKB: Kush del kundër Amerikës, del kundër zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës

spot_img

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) është shprehur kundër qasjes politike që anashkalojnë partneritetin strategjik të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se Kosova është ndërtuar, mbështetur dhe forcuar falë miqësisë dhe përkrahjes së vazhdueshme amerikane.

“Prandaj, çdo vendim madhor politik, ekonomik dhe strategjik duhet të ndërtohet në koordinim të ngushtë me aleatin tonë më të rëndësishëm – SHBA-në. AKB vlerëson se asnjë qeveri e ardhshme nuk duhet të formohet duke injoruar interesat strategjike të shtetit të Kosovës dhe partneritetin e saj me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në veçanti, kundërshtimi i projekteve që lidhen me investimet amerikane dhe sigurinë energjetike, përfshirë projektet e gazit amerikan, nuk i shërben zhvillimit ekonomik, forcimit të shtetit dhe integrimit euroatlantik të Kosovës”, ka thënë Shahini.

Ai ka deklaruar se Kosova mbetet ndër popujt më pro-amerikanë në Evropë dhe ky orientim nuk është vetëm historik dhe emocional, por edhe ekonomik, zhvillimor dhe strategjik. “Ne besojmë se çdo veprim që cenon ose dobëson partneritetin me SHBA-në dëmton interesat afatgjata të Kosovës, pengon tërheqjen e investimeve të huaja dhe ngadalëson proceset integruese euroatlantike. AKB u bën thirrje të gjitha partive politike që interesin shtetëror ta vendosin mbi interesat partiake dhe të forcojnë bashkëpunimin me aleatët strategjikë, në veçanti me SHBA-në, si garanci për zhvillimin ekonomik, sigurinë energjetike dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës”, ka theksuar ai.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, thotë se kundërshtimi i projekteve amerikane, përfshirë projektin e gazit amerikan, është kundërshtim i zhvillimit të Kosovës.

“Investimet amerikane, partneriteti strategjik me SHBA-në, projekti i gazit amerikan dhe mbështetja e saj për sigurinë energjetike janë jetike për të ardhmen ekonomike dhe euroatlantike të vendit tonë”, është shprehur Shahini.

Lajmet e Fundit

Agim Ademi uron KFV Kosova (P) për titullin kampion në Ligën e Veteranëve

Presidenti i Federata e Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, ka uruar KFV Kosova (P)...

Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka vizitojnë basketbollistet e Kosovës para Kampionatit Evropian

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi dhe kryemjeshtri Driton Kuka kanë vizituar sot Përfaqësuesen A të...

Aksion i madh Polici-Prokurori-AKI: Kapen 60 kg drogë, 4 të arrestuar

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe Agjencinë e Kosovës për...

Llapi zyrtarizon mesfushorin holandez Joep Kluskens deri në vitin 2029

KF Llapi ka prezantuar përforcimin më të ri për sezonin e ardhshëm, mesfushorin defensiv...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...