Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e fundit për vitin 2024

Kori i Filharmonisë së Kosovës ka dhënë koncertin e fundit për vitin 2024

Nën drejtimin e Baki Jasharit, koncerti ofroi një mbrëmje të mrekullueshme për qytetarët, ndërsa u prit me entuziazëm, ka njoftuar MKRS-ja në Facebook.

“U interpretuan vepra nga kompozitorë nga Kosova dhe Shqipëria, si Lorenc Antoni, Rafet Rudi, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Vasil S. Tole dhe Hajrullah Syla. Po ashtu vepra nga kompozitorë ndërkombëtarë, si Eric Whitacre, Ambrož Čopi, Vytautas Miškinis, Laura Jēkabsone dhe Jake Runestad”, thuhet në njoftimin për media.

Ky koncert i paraprinë performancës së Korit përpara publikut slloven më 15 dhjetor 2024, në sallën “Marjan Kozina” të Filharmonisë së Sllovenisë.