HomeSportShfaqje e Diaz në debutimin e Kolumbisë, mposht Uzbekistanin 3-1

Shfaqje e Diaz në debutimin e Kolumbisë, mposht Uzbekistanin 3-1

spot_img

Kolumbia e nisi me fitore aventurën e saj në Kupën e Botës, duke mposhtur Uzbekistanin me rezultatin 3-1, në një ndeshje ku protagonisti absolut ishte Luis Díaz. Sulmuesi kolumbian realizoi një gol dhe dhuroi një asist, duke lënë në hije James Rodríguez, i cili zhvilloi një paraqitje nën pritshmëri.

Uzbekistani, i drejtuar nga Fabio Cannavaro, u shfaq tepër defensiv që nga minuta e parë. Ekipi aziatik u mbrojt me bllok të ulët dhe u fokusua kryesisht në ruajtjen e rezultatit, duke lënë të izoluar në sulm Eldor Shomurodov.

Pjesa e parë ishte e vështirë për Kolumbinë, e cila pati vështirësi në krijimin e rasteve. James Rodríguez luajti shumë i tërhequr në prapavijë për të ndihmuar në ndërtimin e aksioneve, por lëvizjet e tij nuk sollën ritmin e dëshiruar. Rasti më i rrezikshëm erdhi nga Luis Díaz, i cili fillimisht goditi shtyllën, përpara se të dhuronte një pasim fantastik për Muñoz. Ky i fundit, i pozicionuar në mënyrë surprizë si sulmues, shënoi me prekjen e parë për t’i dhënë avantazhin Kolumbisë në minutën e 40-të.

Kolumbianët dukeshin se e kishin ndeshjen nën kontroll, por në minutën e 60-të Uzbekistani gjeti golin e barazimit. Pas një goditjeje volej nga Shomurodov, portieri Vargas nuk reagoi si duhet dhe topi i kthyer u shfrytëzua nga Fayzullaev, i cili realizoi golin e parë në historinë e Uzbekistanit në një Kupë Bote.

Megjithatë, gëzimi i uzbekëve zgjati vetëm pesë minuta. Puertas rikuperoi një top në mesfushë, përparoi me shpejtësi dhe shërbeu për Luis Díaz, i cili finalizoi me sukses për të rikthyer avantazhin e Kolumbisë në minutën e 65-të.

Në pjesën e mbetur të takimit, Kolumbia humbi disi kontrollin e lojës, sidomos pas zëvendësimit të James Rodríguez me Campaz. Megjithatë, Uzbekistani nuk arriti të përfitonte nga momentet e pasigurisë së kundërshtarit.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Campaz vulosi gjithçka me golin e tretë në minutën e 99-të, duke i siguruar Kolumbisë tri pikët në debutimin e saj.

Kolumbi – Uzbekistan 3-1
Shënues: Muñoz 40’, Luis Díaz 65’, Campaz 99’ / Fayzullaev 60’.

Top Channel

Lajmet e Fundit

Lumir Abdixhiku: Kosova humbi një intelektual të shquar, LDK-ja një prej figurave të saj më të rëndësishme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për ndarjen...

Ndërron jetë ish-kryetari i Prizrenit, Eqrem Kryeziu

Ka ndërruar jetë Eqrem Kryeziu, ish-profesor universitar dhe politikan i njohur kosovar. Lajmi për vdekjen...

136 lindje brenda një jave në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë javës së...

Uran Ismaili: Qytetarët po paguajnë çmimin e bllokadës institucionale

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar situatën aktuale politike në vend, duke thënë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...