Limaj merr mbështetje të madhe në Vushtrri
“Vushtrria i dha një Po NISMA-s dhe kandidates tonë për deputete, Xhevahire Izmaku! Qytetarët e Vushtrrisë sot u rreshtuan rreth veprave të mëdha, sepse si kurrë më parë, Vushtrria dhe Kosova kanë nevojë për njerëz që kanë #veçVEPRA”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ai ka theksuar se Vushtrria ballafaqohet me sfida të ndryshme, dhe zgjidhjet për këto probleme mund të vijnë vetëm nga njerëz që janë të gatshëm të veprojnë, që kanë provuar dhe dëshmuar aftësitë e tyre për të sjellë ndryshime të vërteta dhe që kanë #veçVEPRA.
“Zhvillimi ekonomik, energjetika, shëndetësia dhe antarësimi në NATO – këto janë zotimet tona, dhe garancë për këtë është e kaluara jonë”, ka thënë Limaj.