Sulmuesi Erling Haaland shënoi dy gola në fitoren 1-4 të Norvegjisë ndaj Irakut. Pas sfidës, ylli norvegjez u ndal të fliste për mediat.
“A jam sulmuesi më i mirë në botë? Do të thosha se jam mes më të mirëve, por nuk mendoj se kam shënuar më shumë gola këtë sezon. Statistikisht nuk jam numri një. Besoj se Harry Kane dhe Kylian Mbappe kanë realizuar më shumë se unë dhe ky është realiteti”, theksoi ai, raporton BallkanWeb.

