Ftesa e Prokurorisë për Kurtin, Qorrolli: Gjah shtrigash, nuk ishte momentumi i duhur
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli dhe njëherësh kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje ka komentuar ftesën që Prokuroria Speciale i ka bërë kryeministrit Albin Kurti për të dëshmuar para këtij organi të drejtësisë.
Qorrolli e konsideroi si moment të papërshtatshëm ftesën që iu bë kryeministrit.
“Momentumet të cilat për shkak të statusit që ata gëzojnë janë të ndryshme prej ordinerëve ose prej njerëzve që iu shkohet me polici te dera, dhe Prokuroria e Kosovës gjen momente të papërshtatshme për me ftu kryeministrin për çështje të tilla të cilat nuk as rol as rëndësi…”, tha Qorrolli, për RTV21.
Qorrolli më tej akuzoi Prokurorinë Speciale duke thënë se “ka bërë gjah shtrigash për gjatë këtyre katër viteve rresht ndaj zyrtarëve të lartë të LVV-së dhe Qeverisë”, tha Qorrolli.
Ai akuzoi Prokurorinë se nuk ka ftuar zyrtarët e qeverive të kaluara të cilat aktualisht janë në opozitë , për siç tha Qorrolli keqpërdorimet që i kanë bërë.
Zëvendësministri Qorri po ashtu tha se beson se kryeministri Kurti do t’i ushtrojë detyrimet ndaj ligjit.