Edona Llalloshi, kandidate për deputete në LV
Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Edona Llalloshi, është pjesë e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Lidhur me të, kryeministri Albin Kurti ka shkruar mbrëmë vonë një postim duke thënë se me artisten do të jenë më të përkushtuar ndaj artit e kulturës.
“Edona Llalloshi është ndër emrat më të dashur të skenës sonë muzikore. Në karrierën e saj tre dekadëshe, veç krijimeve cilësore është shquar për personalitet të veçantë. Ajo është pjesë e listës sonë për fitoren e madhe. Me Edonën do të jemi edhe më të përkushtuar ndaj artit e kulturës. Mirësevjen, Edonë”, ka shkruar Kurti.