Qeveria mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet që u morën
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2017, pjesa e parë.
Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 3 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2018.
Miratuar kërkesën e Shoqatës Animals Kosovo për mbështetje financiare në vlerë prej 5 mijë euro për trajtimin e problematikës së qenve të pastrehë në Kosovë.
Emëruar Komisionin Ad hoc të Pranimit për Pozitën e Kategorisë së Lartë Drejtuese: Drejtor Ekzekutiv i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve, me këtë përbërje:
Naim Gashi, Drejtor i Përgjithshëm në Agjencinë e Kosovës për Akreditim, kryesues;
Venera Çerkini, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, anëtare;
Anita Kalanderi, Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare;
Ardiana Krapi, U.D. Udhëheqëse e Divizionit të Burime Njerëzore në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; dhe
Agon Haxhikadrija, Ekspert i jashtëm, anëtar.