Katër të lënduar në një aksident në Drenas

Katër të lënduar në një aksident në Drenas

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Poklek i ri në Drenas.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshirë tri automjete.

Ajo tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Me rastin po merren heuesit nga njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Lidhur me rastin Klankosova.tv kishte raportuar më herët./ Klankosova.tv