Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prizren

Një person është arrestuar të hënën në Prizren.

32 vjeçari F.Sh, dyshohet për vepren e fajdesë dhe “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Aksioni u zhvillua nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda të Policisë dhe Drejtoria Rajonale e Prizrenit.

“Gjatë operacionit është kontrolluar edhe shtëpia dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit me ç’rast janë sekuestruar dëshmi që kenë lidhje me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv

Pas arrestimit i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Me aktvendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.