HomeAktualeInaugurohet murali “Çast”, nderohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Inaugurohet murali “Çast”, nderohen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

spot_img

Është inauguruar murali “Çast” i cili nderon viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ky mural u organizua nga fondacioni “Jahjaga” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës.

Kryetarja e këtij fondacioni, Atifete Jahjaga tha se ky mural ka një rëndësi të veçantë, sepse është një akt i dinjitetit dhe kujtesës.

Edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se ky mural, i vendosur në zemër të Prishtinës, është një akt kujtese dhe respekti për të gjithë të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

“Ky mural është në nderim të çdo gruaje dhe burri që mbijetoi këtë krim të tmerrshëm lufte. E përgëzoj presidenten Jahjaga për këtë iniciativë, kuratoren Eliza Hoxha, Q’art per realizimin. Jemi shumë i lumtur që ne, si kryeqytet, kemi pasur mundësinë që, sado pak, ta mbështesim dhe t’i japim hapësirë kësaj pjese të historisë sonë të përbashkët. Ky mural do të mbetet këtu, që secili që kalon pranë tij të kujtojë sakrificën e këtij populli”, ka thënë kryetari Rama.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...