PDK paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të 20 ligjeve të miratuara së fundmi në Kuvend
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka njoftuar se njëzet ligjet të miratuar të enjten e javës së kaluar në Kuvendin e Kosovës do të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.
“Duke e vlerësuar të patolerueshme një sjellje të tillë të shumicës parlamentare e cila brenda ditës improvizoi disa seanca në të cilat u dhunua instituti i shqyrtimit parlamentar të ligjeve (siç e përcakton Kushtetuta), kemi vendosur që njëzetë ligjet e miratuara në seancat e datës 05 dhjetor 2024 t’i kontestojmë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.